Mërgim Berisha te Kosova? Këto janë fjalët e Valon Berishës

Kosova ka arritur fitoren e parë historike në këto ndeshje kualifikuese për Botërorin “Katar 2022”.

Pas ndeshjes, Valon Berisha foli për SuperSport Kosovën, ku edhe u shpreh i lumtur pas fitores së sotme.

“E përfaqësoj shtetin tim, vendin, prindërit, e jap maksimumin shumë dhe ka shumë futbollistë që duan të luajnë për Kosovën”.

I pyetur nëse Mërgim Berisha do të luajë për Kosovën, ai ka thënë se ka dëshirë çdo lojtarë shqiptar të vijë të luajë.

“Nuk di për atë kurgjo, unë kam qef çdo lojtar shqiptar me ardhe me lujt për Kosovën. Kam qef të gjithë ata që kane prindër shqiptar, të vijnë të luajnë. Për mua ka qenë vendimi më i mirë në karrierë, me përfaqësua vendin tim, edhe në të ardhmen ka me pasë futbollistë të mirë dhe do kemi përfaqësuse të mirë”.

Vedat Muriqi: Gjithmonë kam thënë nuk është me rëndësi kush shënon Vedati apo dikush tjetër, me rëndësi fitorja!

Kapiteni i Kosovës ka fjalë të mëdha për Dresevic, flet edhe për ndeshjen ndaj Greqisë