Mërgim Berisha shënon sërish në ‘Champions’

Salzburgu ka mposhtur 3:1 Lokomotivën e Moskës në udhëtim, në ndeshjen e Ligës së Kampionëve.

Të dy golat e parë në pjesën e parë i shënoi Mergim Berisha, sulmuesi nga Kosova që luan me Gjermaninë U-21.

Ai çoi në katër numrin e golave të realizuar këtë edicion në ‘Champions’, shkruan Gazeta Olle.