Mërgim Berisha realizoi një gol shumë të bukur përballë Gladbach.
Sulmuesi me origjinë shqiptare, i dhuroi fitoren 1-0 Augsburgut me realizimin e tij në stilin Zlatan Ibrahimovic.
Ishte minuta e 82’ kur 24-vjeçari gjeti golin e katërt sezonal në Bundesliga duke dërguar në ekstazë tifozët e pranishëm në stadiumin “WWK Arena”.