Mërgim Berisha ka këputur ligamentin, do të jetë jashtë fushës për shumë muaj

Sulmuesi Mërgim Berisha do të jetë jashtë fushës për shumë muaj, ka njoftuar skuadra e tij, Hoffenheim.

Berisha ka këputur ligamentin kryqëzor të gjurit të djathtë në stërvitje dhe do të operohet.

“Ky është një lajm i keq. Mërgimi ka treguar përmirsim të madh së fundmi dhe ka treguar se mund të jetë opsion i fuqishëm për sulmin tonë”, ka thënë drejtori i Hoffenheimit, Pirmin Schëegler.

“Natyrisht, ne do ta përkrahim Mërgimin dhe shpresojmë që ai të kthehet në fushën e lojës sa më shpejtë që është e mundur”, ka shtuar ai.

25-vjeçari u transferua te Hoffenheimi ku ka zhvilluar dhjetë ndeshje. /Gazeta Olle/

Primoz Gliha publikon listën e Kosovës për tri ndeshjet e nëntorit – ftohen pesë lojtarë nga Superliga, mungojnë shumë ‘senatorë’

Mezani pas humbjes nga Malisheva: Do të japim përgjegjësi unë dhe të gjithë