Lojtari shqiptar aktualisht luan te Red Bull Salzburgu dhe forma e tij e lartë ka bërë që gjiganti turk t’i marrë shërbimet e tij.
Lojtari 23-vjeçar luajti 42 ndeshje në edicionin e kaluar në kampionatin e Austrisë, duke shënuar 22 gola dhe 14 asistime.
Nga këto statistika të mrekullueshme, Fenerbahce është hedhur menjëherë në sulm, për t’i siguruar shërbimet e tij.
? Fenerbahçe'nin anlaşma sağladığı Mergim Berisha geçen hafta oyuna girdi, golünü attı.
? Bu olay size kimi hatırlattı? pic.twitter.com/6XOYbc6rkm
— Fanatik (@fanatikcomtr) September 2, 2021
Një tjetër transferim i Fenerbahces do të jetë edhe Max Meyer që është pjesë e Kolnit, duke realizuar kështu një transferim të dyfishtë.
Kujtojmë se afati kalimtar në Turqi mbyllet më 8 shtator dhe klubet do të kenë ende kohë për t’i bërë edhe disa kalime të tjera.