Mentor Zhdrella vjen me premtime

Katër herë futbollisti më i mirë në futbollin e Kosovës, Mentor Zhdrella, beson se skuadra e tij, Prishtina do të shkëlqejë në këtë kampionat.

Ekipi i trajnerit Bylbyl Sokoli, e nisi për mrekulli stinorin pranveror duke arritur fitore në Gjakovë ndaj Vëllaznimit (2:0). “Kampionati është i gjatë por unë kam shumë besim se në vazhdimësi, do të shfaqim ndeshje edhe më të mira. Premtoj se do ta japë maksimumin për të pasur rezultatet të mira”, i ka thënë Gazetës ‘Olle’, mesfushori Mentor Zhdrella.

Prishtina ndeshjen e radhës e zhvillon ndaj Llapit në Podujevë, në kuadër të ‘Digitalb Kupës’. “Me gjasë tereni do të jetë i papërshtatshëm për lojë. Prishtina kuptohet se shkon për fitore dhe kualifikim”, përfundoi ish-lojtari i Hysit e 2 Korrikut, Mentor Zhdrella.