Ish-futbollisti i shumë ekipeve të njohura kosovare, Mentor Zhdrella ka qenë i ftuari i radhës në podcastin “Arena e Yjeve” në Telegrafi.
I shpallur katër herë lojtari më i mirë në elitën e futbollit kosovar, ai ka kujtuar kohën kur së bashku me Enis Zabërgjën dhe Labinot Osmanin kishin formuar një treshe të frikshme tek KF Hysi.
“Mund të them se po ishim (një treshe e frikshme). Zabërgja ishte një anësor shumë i talentuar, një depërtues shumë i mirë”, tha fillimisht Zhdrella
“Labinot Osmani ka qenë një lojtar i zonës. Realisht kemi luajtur shumë vite bashkë dhe krijuam një tandem, duke e ditur vetëm përmes shikimit se ku jemi në momente të caktuara”.
Nëse dëshironi që ta ndiqni podcastin e plotë me mysafirin e ftuar, më poshtë gjeni linkun e YouTube.
Këtë podcast mund ta ndiqni edhe në TV Dukagjini çdo të shtunë nga ora 18:10.
/Telegrafi/