Mentor Zhdrella dhe Ahmet Haliti, i përgjigjen kështu ofertës së trajneri të Llapit, Tahir Batatina

 

‘Timonieri’ i Llapit, Tahir Batatina, pasi që arriti marrëveshje me sulmuesin Enis Zabërgja, ka edhe dëshira të tjera.

Ai synon që në skuadrën e tij, t’i sjell edhe dy lojtarë jashtëzakonisht cilësor, Mentor Zhdrellën e Ahmet Halitin, të cilën në edicionin e fundit u aktivizuan me Prishtinën. “Ne kemi biseduar me lojtarët që kanë prejardhje nga Llapi, përfshirë këtu Zhdrellën, Halitin. Ata e kanë shprehur dëshirën e tyre për t’u kthyer, për ta ndihmuar ekipin dhe për ta bërë një Llap të fortë. Zhdrella e do Llapin dhe do të donte ta japë kontributin e tij për këtë klub. Këta lojtarë duan të jenë pjesë e sukseseve tona. Do të bisedojmë edhe në të ardhmen”, ka deklaruar Batatina.

Gazetaolle.com, e ka kontaktuar edhe katër herë lojtarin më të mirë në Kosovë, Mentor Zhdrellën, i cili thotë se të ardhmes nuk i dihet. “Kam disa oferta të cilat mbetet për t’i vlerësuar. Të ardhmes asnjëherë nuk i dihet”, pohoi mesfushori kreativ, Mentor Zhdrella.

Në anën tjetër, mbrojtësi i cili aktivizohet edhe si mesfushor, Ahmet Haliti, tha se është duke shikuar mundësinë që të shkojë jashtë vendit. ‘Primare për mua mbetet që të kalojë jashtë vendit, konkretisht në Shqipëri. Kam luajtur një vit te Prishtina dhe ky klub është i interesuar që ta vazhdojë bashkëpunimin. Sa i përket Kosovës, primare mbetet Prishtina, por varet edhe nga kushtet. Të shohim”, pohoi Haliti.