Mentor Mazrekaj largohet nga Struga, mbetet futbollist i lirë

Mentor Mazrekaj është futbollist i lirë, pasi është larguar nga Struga.

Sulmuesi veteran ka zhvilluar 34 ndeshje me skuadrën kampione të Maqedonisë së Veriut, teksa ka dhënë dy gola e ka asistuar në një tjetër.

Ka qenë faqja zyrtare e FC Strugës që ka njoftuar largimin e Mazerkajt.

Njoftimi i plotë nga FC Struga:

Mazrekaj me fanellën e Struga Trim Lum zhvilloi gjithsej 34 ndeshje, 26 prej të cilëve në kampionat, aty ku regjistroi edhe 2 gola dhe 1 asistim….

Mentor Mazrekaj nuk është më pjesë e Struga Trim Lum. Të njëjtit i përfundon kontrata, ndërsa e njëjta nuk është vazhduar, ashtu që tashmë ai është i lirë për të gjetur një mjedis të ri.

Mazrekaj skuadrës tonë iu bashkua verën e vitit të kaluar, duke qenë pjesë edhe e ndeshjeve europiane, aty ku arritëm të luajmë deri në fazën “play-off” të Liga Europa, ndërsa gjithashtu kontribuoi edhe në ndeshjet kampionale, aty ku Struga Trim Lum u shpall sërish kampione.

Mazrekaj me fanellën e Struga Trim Lum zhvilloi gjithsej 34 ndeshje, 26 prej të cilëve në kampionat, aty ku regjistroi edhe 2 gola dhe 1 asistim.

Neve si skuadër e falënderojmë për kontributin e dhënë, duke i uruar suksese në vazhdimësi.

Kush janë pesë lojtarët kuqezi që ishin në Euro 2016 dhe do të jenë dhe në Euro 2024

Arbër Zeneli shënon sërish, kësaj radhe ndaj Malmos