Mensur Duraku nuk ndalet, arrin marrëveshje me klubin që po forcohet për edicionin e ri

Futbollisti i njohur pejan, Mensur Duraku, e ka definuar të ardhmen para fillimit të sezonit të ri futbollistik.

Duraku ka arritur marrëveshje me klubin e Rilindjes nga Barani.

Në një prononcim për gazetën, ai ka folur rreth objektivave me klubin e ri.

“Kam arritur marrëveshje dhe në sezonin e ri do të jem pjesë e Rilindjes. Jam i kënaqur me organizimin që ka bërë klubi dhe mendoj që kemi një grup shumë të mirë futbollistësh”, deklaroi Duraku për Gazetën Olle.

“Unë dhe e gjithë skuadra do të japim maksimumin që të marrim sa më shumë rezultate pozitive dhe të arrijmë objektivat e klubit”, shtoi ai.

Rilindja garon në Ligën e Dytë të futbollit kosovar dhe aspiron që të sigurojë ngritjen në Ligën e Parë këtë sezon.

Kujtojmë që Duraku ka qenë një prej futbollistëve më të mirë të Besës pas vitit 2000, klub me të cilin arriti t’i fitojë të gjithë trofetë e mundshëm në Kosovë.

Ai trofe ka arritur edhe me Vëllaznimin, duke fituar Kupën e Kosovës nën fanellën kuqezi të gjakovarëve. /Gazeta Olle/

Zyrtare: Arbër Shala kthehet te Dukagjini

Kundërshtari i Prishtinës me një rast pozitiv me COVID-19 dhe një tjetër që është vetizoluar