Mendjen te Ballkani, Korenica shpreson që kampioni i Kosovës të kaloj grupin

Meriton Korenica gjatë verës bëri hapin e madh në karrierë ku nga Superliga e Kosovës arriti të transferohej në kategorinë e dytë të futbollit turk.

Futbollisti nga Rahoveci kishte kaluar në formë mjaft të mirë te skuadra e Ballkanit dhe ishte njëri nga lojtarët më meritorë për sukseset e Ballkanit në dy edicionet e fundit.

Paraqitjet e mira të Korenicës ranë në sy te klubit turk Manisa, skuadër kjo që për shërbimet e tij shpenzoi plot 200 mijë euro.

Korenica për Kanal10 deklaroi se fillimi i tij në futbollin turk ishte i vështirë, por tashmë ai është ambientuar shumë mirë te skuadra e re.

Fillimi ka qenë i vështirë por tani jam ambientuar shumë mirë dhe po mësohem me të gjitha gjërat këtu, më kanë ndihmuar shumë Domgjoni dhe Topalli ma kanë bërë më të lehtë ambientimin. Jemi një ekip me shumë lojarë të ri dhe shumë kualitativ dhe shpresojmë që gjithçka të shkojë mirë”, tha fillimisht ish-anëtari i Ballkanit.

Pas transferimit në futbollin turk, 26-vjeçari mori për herë të parë ftesën nga kombëtarja e Kosovës për ndeshjet e shtatorit.

Të luaj për kombëtaren e Kosovës për mua ka qenë një ndjenjë e veçantë dhe një ëndërr e bërë realitet”, shtoi ai.

Për fund Korenica foli edhe për ish-skuadrën e tij Ballkanin, që po paraqitet në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës për herë të dytë radhazi.

26-vjeçari deklaroi se kampioni i Kosovës ka shumë kualitet dhe se më këto paraqitje ka mundësi shumë të mira ta kalojë fazën e grupeve.

Ballkanin e shikoj gjithmonë edhe në Superligën e Kosovës edhe në grupet e Ligës së Konferencës. Ballkani është ekip me shumë kualitet dhe gjëja më rëndësishme aty është grupi ku të gjithë i ndihmojnë njëri-tjetrit dhe kjo po sjell rezultate pozitive. Shpresoj që Ballkani ta kalojë grupin, ka mundësi të mira”, përfundoi Korenica.

Korenica ka nënshkruar kontratën dyvjeçare me Manisën, e vlefshme deri në qershor të vitit 2025.

26-vjeçari shënoi tri gola për Ballkanin në rrugëtimin e tyre në arenën ndërkombëtare, dy në kualifikimet e Ligës së Konferencës dhe një në kualifikimet për Ligën e Kampionëve.

Akil Gjakova i siguron Kosovës medalje, kalon në finale të Grand Slamit në Abu Dabi

Duka së bashku me Ademin priten nga kryeparlamentari Glauk Konjufca