Menaxherit që i shkëlqyen dy lojtarë në Kosovë është i mërzitur për dy gjëra

Menaxheri nga Maqedonia i njohur me emrin Sulltan Baba, këtë vit ka ofruar disa lojtarë në futbollin kosovar.

Por dy emrat që më shumë u pëlqyen nga tifozët janë Valon Zeqiri i Llapit dhe Maliq Beluli i Ferizajt.

Menaxheri është i mërzitur pasi Llapi nuk e fitoi Kupën e Ferizaj u larguan nga elita.

“Kampionati ka qenë prefekt me emocione të mëdha, edhe pse kishte disa skandale, por nuk është dashur të merren afër zemrës”.

“Gjatë kampionatit jam i me dy gjëra. Njëra ishte Llapi dhe tjetra Ferizaj”

“Llapi luajti finalen shumë mirë ku për 120 minuta vetëm sulmonin, por humbi në penallti që janë fat”.

“Ferizaj bëri shumë goditje. Disa nuk kanë qenë lojtarë për Ferizajn. Por Maliq Beluli ka shkëlqyer në ofezivë”, thotë Sulltan Baba për GazetaOlle.com.

“Sa i përket transferimeve të mija nuk jam edhe aq i kënaqur dhe pres vitin e ardhshëm më shumë”.

“Do të vazhdojë të bashkëpunojë me Llapin dhe me disa klube të Kosovës që janë të interesuara. Kam një lojtar që quhet Martin Mircevski që luan për Maqedoninë U-19 dhe ka një të ardhme të madhe. të presim cili do të jetë klubi i tij i ardhshëm”, nënvizon ai.

AI dëshiron që futbolli ynë të ec përpara e të mos bëhen skandale, ndërsa shpresoj që Trepça e vjetër të kthehet shumë shpejtë në Superligën. /Olle/