Menaxheri mohon kalimin e Gashit te Lazio

Shkëlzen Gashi nuk do të kalojë te Lazio. Madje, nuk ka pasur as bisedime për këtë.

Kështu të paktën ka thënë vetë menaxheri i sulmuesit shqiptar të Baselit, Milos Malenoviq për ‘Calciomercato.it’.

“E mohoj kategorikisht të ketë  ekzistuar ndonjë marrëveshje mes klubit të Lotitos dhe lojtarit. Nuk ka pasur asnjë kontakt me drejtorin sportiv, Igli Tare, ose dikë tjetër nga Lazio”, tha Malenoviq nga agjensia ‘World Soccer’, në pronësi të së cilës është lojtari i Kombëtares shqiptare dhe Baselit.

Menaxheri zbulon edhe të ardhmen e 26-vjeçarit. “Lojtari do të mbetet në Basel edhe sezonin tjetër”, tha ai, përcjell GazetaOlle.com.

Gashi është top-shënues i Zvicrës në dy vitet e fundit. (Gazeta Olle)