Menaxheri i Xhekos zbulon nëse klienti i tij do të kalojë te Roma

Menaxheri i sulmuesit të Manchester Cityt, Edin Xheko, ka zbuluar të ardhmen e klientit të tij, duke mohuar kalimin tek Roma, siç u raportua në ditët e fundit.

Madje, mediat italiane shkruan se Xheko do të këmbehet me Adem Ljajiçin e  Romës, i cili do të kalonte tek City.

“Jam befasuar thellësisht me komentin e Pjaniçit, pasi ai ndoshta di diçka që unë nuk po e di”, tha Irfan Rexhepagiq për radion italiane ‘Rete Sport’. “Unë nuk kam pasur asnjë kontakt me Romën, unë nuk jam në dijeni të bisedimeve mes dy klubeve”, shtoi ai.