Menaxheri i Rrahmanit: Po bën progres të madh, jo vetëm Interi në garë për të

Amir Rrahmani po shkëlqen në Serie A te skuadra e Veronës.

Tashmë, për kapitenin e Kosovës, interesim kanë shprehur edhe disa skuadra, përcjellë Gazeta Olle.

Menaxheri i Rrahmanit, ish futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Ardian Aliaj, së fundi ka folur për mbrojtësin e Kosovës.

Sipas Aliajt, për Rrahmanin tashmë janë disa skuadra të interesuara, dhe jo vetëm Interi.

“Shumë klube janë duke kërkuar informacione për djaloshin, por për momentin Amir është duke menduar vetëm për Veronën. Më ka impresionuar shumë adaptimi i tij i shpejtë në kampionatin italian. Po luan në nivele të larta dhe po bën progres të rëndësishëm. Kam besuar gjithnjë në kualitetet e tija”, u shpreh Aliaj.

Rrahmani këtë edicion ka luajtur 16 ndeshje ne gjitha garat te Verona, dhe në të gjitha ishte titullar./Gazeta Olle