Menaxheri i Ermal Krasnqit zbulon kontaktet e para me Cluj dhe ofertat që kishte sulmuesi kosovar

Futbollisti kosovar, Ermal Krasniqi sot ka kompletuar transferimin e tij në Rumani tek skuadra e madh, Cluj.

24 vjeçari ka kompletuar transferimin e tij nga Ballkani në ekipin e Clujit në ditën e sotme, ku edhe është zyrtarizuar në ambientet e klubit të madh rumun.

Krasniqi ishte një nga lojtarët më të mirë në futbollin kosovar në vitet e fundit dhe ra në “radarët” e klubit të njohur, i cili nuk hezitoi të transferonte lojtarin perspektiv – i cili shkëlqeu si në garat evropiane ashtu edhe në Superligën e Kosovës me ekipin e Arsim Kabashit.

Menaxheri i Ermal Krasniqit, Kastriot Telaku ka zbuluar më shumë detaje rreth transferimit të 24 vjeçarit tek ekipi rumun.

“Padyshim që ndihem mirë pasi që jam njeri më i afërt prej që ka filluar. Transferimi në Evropë nuk ishte i veshtirë, pasi në dy sezonet e fundit Ermali ka treguar shumë në futbollin kosovar”, tha fillimisht Kastriot Telaku për ‘GazetaBlic Sport’.

Telaku zbulon se kontaktet e para të ekipit të Clujit për transferimin e Ermal Krasniqit filluan në muajin shtator, kur Ballkani u përball me rumunët në grupet e Conference League. Sipas Telakut, ishte legjenda Dan Petrescu, aktualisht trajner i ekipit, ai i cili insistoi më së shumti për t’u arritur marrëveshja për Krasniqin.

“Për transferimin në Rumani ishte pak e vështirë – pasi që kishim kërkesa për të, por ishte klubi i Clujit i cili ishte shumë i interesuar për Krasniqin dhe na bindi si neve ashtu edhe Ballkanin. Kontaktet e para kanë filluar qysh në ndeshjen e parë në Prishtinë. Klubi nga Rumania e kishte analizuar mirë Krasniqin, gjithashtu e kanë ndjekur në të gjitha ndeshjet e Ballkanit në Evropë. Për transferimin e tij ishte trajneri (Petrescu) ai i cili ka insistuar më së shumti, por duhet të them që në Cluj e donin të gjithë”, zbuloi Telaku.

Në fund, ai zbuloi se për futbollistin kishin shumë oferta nga vende të ndryshme Evropiane, por Cluj ishte destinacioni i duhur, teksa nuk harroi ta falënderonte edhe Bylbyl Sokolin, trajnerin kosovar, i cili i besoi lojtarit tek Ferizaji para disa sezonesh.

“Ka pasur edhe oferta të tjera, kemi qenë në bisedime me disa klube nga Franca, Hungaria, Turqia dhe Çekia. Gjithashtu ne si agjension për menaxhimin e lojtarëve “KTmanagment”, duhet të falënderojmë klubin e FC Ballkanit për korrektësinë e treguar ndaj lojtarit dhe ndaj nesh, gjithashtu në hapat e parë të karrierës së Krasniqit ishte edhe profesor Bylbyl Sokoli, ku ai si 19 vjeçar i besoi dhe e ndihmoi shumë në rritjen e tij”, përfundoi pronari i KT Managment, Kastriot Telaku.

Kujtojmë se nën menaxhimin e “KTmanagmets” janë edhe disa futbollistë të njohur kosovar si Albion Rrahmani, Altin Aliu, Drilon Hazrollaj, Krenar Dulaj, Arian Telaku.

Mbrojtësi i Kombëtares pëson lëndim të rëndë

Polonia i bën ofertë Steven Gerrardit