Menaxheri i Ermal Krasniqit zbulon emrat e tre klubeve nga Serie A që e duan sulmuesin kosovar

Menaxheri italian i Ermal Krasniqit, Stefano Salvini ka konfirmuar interesimin e gjigantëve italianë, disa skuadrave spanjolle dhe franceze për futbollistin kosovar.

Krasniqi është duke shkëlqyer te Cluji dhe është në vëmendjen e top klubeve pas paraqitjeve të mrekullueshme.

Salvini fillimisht për “ProSport” ka treguar si kaloi kosovari te skuadra rumune, duke deklaruar se trajneri Dan Peterscu e trajton si djalin e tij, shkruan nacionale.

Krasniqi është një lojtar që është i lumtur me mënyrën si po kalon te Cluj. Ai mendon si të mësojë më shumë gjatë kësaj periudhe. Dan Petrescu është një ish lojtar i shkëlqyer, nga i cili sigurisht mund të mësojë. Ai e trajton si djalin e tij“.

“Si kaloi te Cluji? Kisha lidhje me Clujin gjatë kohës kur solla Bjelanovic dhe Piccolo këtu. Vazhdova të isha në kontakte me Znafir, gjithashtu e njoh Bilasco, pasi ishte futbollist. Kur e morëm Krasniqin, i pyeta nëse janë të interesuar për shërbimet e tij sidomos pasi e njihnin nga Ballkani në ndeshje direkte. Gjërat lëvizen shpejtë dhe kështu përfundoi te Cluji“.

Tutje, ai konfirmoi interesimin e klubeve italiane – të cilët kanë nisur punën për të nënshkruar me Krasniqin gjatë verës.

Ai nënshkroi kontratë katërvjeçare dhe nuk ka klauzolë lirimi. Do të shohim në verë se çka do të ndodhë. Ka disa klube që po e kërkojnë. Nuk ka ende oferta konkrete që të finalizohet. Ka interesim nga Lazio, ku Igli Tare është në krye“.

Pastaj kërkohet nga Torino, të cilët tashmë kanë një lojtar nga Kosova (Mërgim Vojvoda), por gjithashtu kërkohet nga Empoli, të cilët së fundmi kanë pyetur për disa referenca. Ka disa klube nga La Liga dhe Ligue 1 që kanë pyetur gjithashtu. Nuk janë top skuadra, janë të vogla, por nga këto kampionate të forta“.

Në fund, Salvini deklaroi se 5 milionë euro nuk janë çmim i madh duke përmendur emra si Piatek dhe Schick, që pastaj u shiten për vlera tejet të larta.

Pozita e tij e preferuar është në krahun e majtë, duke qenë lojtar që gjuan me të djathtën i pëlqen të jetë në qendër. Sidoqoftë, ai ka luajtur edhe në krahun e djathtë, atë edhe në qendër prapa sulmuesit te Ballkani. Duke shikuar çmimet është e vështirë të thuhet një vlerë e saktë“.

“A të duken 5 milionë euro një çmim i madh? Nëse mendon për Piatek, që kaloi në Itali nga një skuadër polake (Genoa e bleu për 4.5 milionë euro) dhe pas disa muajve iu bashkua Milanit për 35 milionë euro, ose nëse i referohemi Patrick Schick që kaloi te Sampdoria për disa milionë e pastaj u shit te Roma për 42 milionë euro, nuk duken shumë më. Është e vërtetë që ka ndryshim mes Ermalit dhe dy lojtarët, por nëse krahasojmë momentin ishte tani kur ata kaluan në Serie A“.

Këtë edicion, Krasniqi ka shënuar 16 gola dhe dhuruar 8 asistime në 45 paraqitje në të gjitha garat për Ballkanin dhe Clujin.

Përfundojnë pjesët e para, Milan dhe Real Madrid në epërsi minimale

Peja mposht Yllin në ndeshjen e parë