Menaxheri i Benitezit: Nuk ka arsye për shkarkim

Zërat se do të shkarkohet Rafa Benitez nga posti i trajnerit të Real Madridit, janë mohuar nga menaxheri i tij, Manuel Garcia Quilon.

Sipas tij, nuk ka ndonjë arsye për të ndodhur kjo.

“Thashethemet nuk na interesojnë ne. Ne jemi njerëz të futbollit dhe të gjithë e dimë se si duhet punuar në këto situate”, tha Quilon për ‘Cuatro’.

“Mendoj se Rafa do të qëndrojë në Real, sepse nuk ka arsye tjetër për t’u menduar”, shtoi ai. /Olle