Talentin e Besës e ‘rrëmben’ Trepça ’89 (FOTO)

Menaxheri i mirënjohur kosovar, Hashim Vitia, assesi të ndalet së vepruari.

Pasi që i rehatoi në skuadrat shqiptare vetëm gjatë kësaj vere, Bujar Shabanin (Skënderbeu), Viktor Kuka e Egzon Gashi (Teuta e Durrësi), së fundmi i ka bërë ‘qare’, edhe mbrojtësit të majtë, Gentian Mazrekaj, të cilin e ka dërguar nga Besa e Pejës të skuadra tjetër e Superligës së Kosovës, Trepça ’89.

“E kam përcjellë që një kohë këtë lojtar. Ka të dhëna shumë të mira. E them me bindje se do të zhvillohet shumë si futbollist, gjithnjë nëse vazhdon të punojë. ’89-shit do t’i hyjë në punë në edicionin e ardhshëm”, ka thënë për Gazetaolle.com, Hashim Vitia.

Skuadra e drejtuar nga Arsim Thaqi, në këtë edicion është koncentruar kryesisht në sjelljen e lojtarëve të rinj dhe me perspektiv.

maz