Memphis shkatërron New Orleans

Me 15 pikë, 13 kërcime dhe 6 asiste, Zach Randolph ndihmoi Memphis Grizzlies në suksesin e arritur ndaj New Orleans Pelicans 110-74.

Një sukses ky që e ringjit në vendin e dytë të Konferencës së Perëndimit me 53 fitore dhe 25 humbje, po aq sa edhe Houstoin Rockets. Dueli mes dy skuadrave në distancë do të vazhdojë deri në përfundim të sezonit të rregullt, pasi më shumë mundësi ekipi që renditet i treti do të sfidojë San Antonio Spurs në fazën play off.

Në takimin e mbrëmjes ishte pikërisht Houston që u mund nga Spursat 110-98. Ndërkohë në përballjet tjera, Toronto kaloi Charlotte 92-74, Chicago ra në fushën e Orlandos 103-105, Washington bëri detyrën ndaj Philadelphias 119-90, Boston nuk e pati të vështirë në sfidën kundër Detroit duke bindur 113-103, Atlanta bëri detyrën në Brooklyn 114-111, ndërsa Cleveland vazhdon serinë poitive me një tjetër sukses në Milwaukee 104-99.