Meksika ka shënuar dy gola të shpejtë në pjesën e dytë ndaj Arabisë Saudite.
Martin dhe Chavez kanë shënuar në minutat 48 dhe 52 për epërsinë e dyfishtë të meksikanëve.
Aktualisht Polonia po humbet 1-0 nga Argjentina dhe polakët kanë goldallim +1, për dallim nga Meksika që e ka zero goldallimin.
Meksika synon që të shënoj fitore më të thellë dhe shpreson që polakët të pësojnë edhe ndonjë gol nga Argjentina për të kaluar tutje, pasi për momentin të dyja Kombëtaret kanë nga 4 pikë. /Gazeta Olle/