Meksika fiton ndaj Arabisë Saudite, por nuk i mjafton për të kaluar tutje – Polonia në 1/8 e finales

Meksika ka shënuar fitore me rezultat 2-1 ndaj Arabisë Saudite, në kuadër të xhiros së tretë të fazës së grupeve, por u eliminuan shkaku i rregullit të gol-dallimit, pasi kishin më shumë gola të pranuar se sa rivali i tyre Polonia.

Meksikanët duket e ditur që nuk kishin fituar asnjërën nga dy ndeshjet e para,  e nisën në sulm takimin, duke krijuar më shumë.

Alexis Vega rrezikoi i pari në minutën e tretë, por portieri Al Oëaisi ishte në vend.

Pas tij ishte radha e Orbelin Pineda që rrezikoi në minutën e 25-të, por sërish ishte në vend portieri saudit.

Rastin e parë në ndeshjen sauditët e kishin në kohën shtesë të pjesës së parë, por gjuajtja e Ali Al Hassan shkoi afër portës.

Me të filluar pjesa e dytë meksikanët shënuan me Henry Martin që përfitoi nga një pasim në zonë, duke tundur rrjetën nga afër për 1-0.

Pas pesë minutash Meksika shënoi edhe njëherë, kësaj radhe një gol shumë të bukur me Luis Chavez i cili gjeti rrjetën nga goditja e dënimit.

Martin, Hirving Lozano dhe Chavez kishin raste për golin e tretë, por nuk ishin të saktë.

Meksika e mbylli grupin me 4 pikë, aq sa Polonia, ndërsa golat e shënuar ishin të njëjtë (nga dy), por me ata të pranuar meksikanët ishin më keq, pasi që kishin një më shumë tre.

Argjentina bën detyrën ndaj Polonisë, fiton dhe kalon në 1/8 e finales

Luis Enrique me deklaratë fantastike: Botërori është spektakël, duhet t’i kënaqemi tifozët