Meksika dhe Polonia të kujdeshme, mbyllet pa gola pjesa e parë

Ka përfunduar pa gola pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet Meksikës dhe Polonisë. 

Dueli është i vlefshëm për xhiron e parë të Grupit C në Kampionatin Botëror “Katar 2022”, shkruan Gazeta Olle.

Meksika ishte më kërkuese gjatë pjesës së parë, megjithatë të dy ekipet ishin mjaft mirë të fokusuara në fazën e mbrojtjes.

Kujtojmë se në po të njëjtin grup sot ndodhi befasia e madhe, ku Argjentina u mposht nga Arabia Saudite me rezultat 1-2. /Gazeta Olle/ 

Mbreti i Arabisë Saudite merr vendimin e papritur pas fitores së jashtëzakonshme ndaj Argjentinës në Botërorin e Katarit

BE i KOK-ut për herë të parë vendos të japë bursa për trajnerë