Mehmedi, futbollisti i javës në Gjermani

Sulmuesi kosovar i Freiburgut,  Admir Mehmedi është shpallur futbollisti më i mirë i javës 23 në Bundesligë. Vlerësimin për të e kanë dhënë lexuesit e sajtit Bundesliga.de, shkruan GazetaOlle.com.

Mehmedi ka marrë 50.8 për qind të votave. Ai shënoi golin e barazimit. 1:1 ndaj Bayernit, ku më pas skuadra e tij fitoi 2:1, duke bërë një hap të madh në rrugën drejt mbijetesës.