Meha pritet të bëhet sot baba, zbulon gjininë e fëmijës

Alban Meha ka zbuluar për të përditshmen gjermane ‘Bild’ se për çdo orë po pret të bëhet sërish baba.

Ai mungoi në ndeshjen Shqipëri – Armeni, përkundër paralajmërimeve se i është kthyer sërish Kombëtares.

“Ne jemi duke pritur për çdo orë. Data e lindjes ishte paraparë të ndodh në fundjavë. Gruaja ime është në spital dhe mjekët e kanë nën kontroll. Fëmija ynë i dytë do të jetë djalë”, deklaroi Meha për Bild.

Albani ka një vajzë, me emrin Adriana.