Meha largohet nga kombëtarja

Lajm shumë i mirë për mesfushorin e kombëtares shqiptare Alban Meha, por jo për tifozët që donin ta shihnin atë në fushën e lojës.

Ai është larguar nga grumbullimi i ekipit kombëtar për shkak se bashkëshortja e tij është në prag të lindjes dhe do të sjellë në jetë një foshnjë.

Me lejen e trajnerit De Biazi dhe stafit të tij, Meha është nisur drejt Gjermanisë dhe nuk do të jetë për ndeshjen me Armeninë.

Meha ka shkëlqyer gjithmonë e ekipin e tij, por me kombëtaren ka pasur shumë pak raste për t’u aktivizuar./golalb.com