Meha ka djalë

Mesfushori i Kombëtares shqiptare dhe skuadrën gjermane Paderborn, Alban Meha, është bërë baba për herë të dytë, pasi ka ardhur në jetë djali Lounis.

Të afërmit e familjes Meha kanë thënë për Telegrafin se foshnja gëzon shëndet të plotë dhe se ky lajm ka gëzuar të gjithë familjen.

Lounis është fëmija i dytë i Alban Mehës pasi ai ka edhe një vajzë.