Meha: Ja si e shënova golin (Video)

Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Alban Meha, e bëri atë që di ta bëjë më së miri.

Meha shënoi nga gjuajtja e lirë me një supergjuajtje, ‘alla’ Cristiano Ronaldo apo Andrea Pirlo duke i dhënë fitoren skuadrës së tij 2:1.

Ai thotë se portieri kundërshtar e kishte të vështirë ta mbronte atë gjuajtje, pasi topi po ndryshonte kahje. “Mua më mjafton vetëm ta qëllojë në portë, pasi topi lëviz, është vështirë për t’u mbrojtur”, u shpreh Meha, përcjell ‘Kicker.de’.

“Ishte një goditje e fortë dhe me ndryshimin e drejtimit ishte e vështirë për Zieler për ta pritur”, shtoi tutje mesfushori kosovar, transmeton ‘Gazeta olle’.