Meha e mbyll vitin si shënuesi më i mirë i Konyasporit

Alban Meha e ka mbyllur në mënyrën më të mirë stinorin vjeshtor të Superligës së Turqisë me Konyasporin.

Mesfushori i Kombëtares shqiptare ka përfunduar në vendin e parë të shënuesve të klubit të tij, madje duke ua kaluar edhe sulmuesve të skuadrës.

Meha ka realizuar katër gola në 14 ndeshje si titullar, duke mos i munguar edhe asistet, shkruan ‘memleket.com.tr’, përcjell GazetaOlle.com.

I dyti në listën e shënuesve është bosnjaku Razac me tri gola.

Meha së fundi ka mbetur jashtë listës së Gianni de Biasit, përkundër formës së mirë të shfaqur që prej kalimit në Turqi gjatë verës. /Olle/