Meha e lë gruan, sërish i bashkohet Kombëtares

 

Mesfushori Alban Meha do t’i bashkohet grupit të Kombëtares shumë shpejt. Mesfushori i Paderbornit u largua për arsye familjare nga Durrësi, për shkak se do të bëhej baba i një djali.

Dje për “Panorama Sport”, stafi i ekipit kombëtar konfirmoi se 26- vjeçari nga Mitrovica do të jetë në dispozicion të trajnerit De Biasi për takimin e së dielës, teksa bien poshtë aludimet për një mungesë të tij.