Megzon Visoka nuk mbetet pa punë, zyrtarizohet te Arbëria menjëherë pasi u shkarkua nga Ferizaj

Megzon Visoka emërohet trajner i Arbërisë.

Visoka e filloi shumë keq aventurën e tij te Ferizaj ku edhe u shkarkua, por menjëherë ka ardhur zyrtarizimi te klubi i ri, Arbëria, shkruan Gazeta Olle.

Pjesë e shtabit teknik të kësaj skuadre do të jetë edhe Arsim Tershani.

Më poshtë e gjeni postimin e plotë:

Megzon Visoka emrohet trener i ri i KF Arbëria

KF Arbëria ka arritur marrëveshje me trenerin Megzon Visoka dhe trajnerin kondicional Arsim Tershani. Megzon Visoka në rolin e trenerit ka qenë tek disa klube të Ligës së parë dhe është njohës i mirë i futbollit Kosovar, i certifkuar në kategorinë Uefa Pro.

Arsim Tershani rikthehet tek Arbëria në rolin e trenerit kondicional, rol të cilin e luajti edhe në dy edicionet e fundit. Kryesia e KF Arbëria ju dëshiron suksese shtabit teknik, njëkohësisht u uron shëndet dhe punë të mbarë.

/Gazeta Olle/

Shqipëria dhe Kosova ndahen në paqe në ndeshjen e parë të kualifikimeve për Kampionatin Botëror

Peja shënon fitore të lehtë ndaj Bashkimit