Megzon Visoka jep dorëheqje nga posti i trajnerit te Flamurtari

Ka ndryshime në shtabin teknik tek skuadra prishtinase, KF Flamurtari.

Kryetrajneri i deritanishëm, Megzon Visoka ka lënë ekipin duke dhënë dorëheqje.

Flamurtari ka njoftuar për vendimin e Visokës duke e falënderuar atë, derisa ka njoftuar se së shpejti do të vendoset për trajnerin e ri.

Njoftimi i plotë kga KF Flamurtari:

KF Flamurtari njofton se kryetrajneri i deri tanishëm Megzon Visoka ka dhënë dorëhqeje nga posti i kryetrajnerit.

Klubi e falënderon për punën e bërë deri më tani dhe njëkohësisht i uron shëndet e suksese në vazhdim.

Pas kësaj, klubi do të bëjë vlersimet e nevojshme dhe në ditët në vazhdim do të njoftoheni për zhvillimet në këtë drejtim.

KF Flamurtari. /Gazeta Olle/

Prishtina – Dukagjini zhvillohet në Lipjan

Muhamed Dubova prezantohet te Prishtina