Megjithatë Strakosha pritet të largohet nga Lazio, kryeqytetasit kanë tre opsione për portën

Lazio nuk dëshiron të kapet e papërgatitur në verë dhe ka nisur të shikojë për një portier tjetër, pasi Thomas Strakosha e Pepe Reina mund të largohen.

Me lojtarin e kombëtares shqiptare po tentohet rinovimi, por ende nuk ka marrëveshje. Me spanjollin mund të ketë rinovim automatik nëse kualifikohen në kupat e Evropës.

Gjithsesi Lazio po shikon për opsione të tjera dhe një prej tyre është Pierluigi Gollini, aktualisht pjesë e Tottenham, por nuk po gjen hapësira.

Kepa i Chelsea është një tjetër emër që lakohet sërish te skuadra kryeqytetase. Në listë është edhe Sergio Rico, 28-vjeccari i huazuar nga PSG te Mallorca në LaLiga.

“Është gjithmonë i rrezikshëm për kundërshtarët” – vazhdojnë lëvdatat për Armando Brojën në Angli

Nuk kanë fund problemet për Prishtinën, tani i vjedhin edhe rrjetet në kompleksin sportiv