Mediumi spanjoll: Real Madridi mendon për Elseid Hysajn për krahun e djathtë

Një lajm i bujshëm vjen nga Spanja, teksa thuhet se Real Madrid ka shfaqur interes për të transferuar në skuadër mbrojtësin e Kombëtares, Elseid Hysaj.

“Todo Fichajes” raporton se drejtuesit madrilenë janë në kërkim të një mbrojtësi të djathtë dhe është zgjedhur pikërisht Hysaj për atë repart.

Dëmtimet e shpeshta të Dani Carvajal dhe forma jo shumë e mirë që ka treguar Alvaro Odriozola, kanë bërë që spanjollët të hidhen në afatin kalimtar për një mbrojtës dhe Hysaj shihet si alternativa e duhur.

Shkodranit i përfundon kontrata me Napolin në fund të sezonit.

Drejtuesit e Real Madridit duket se kanë shfaqur interes dhe nuk do të duhet të shpenzojnë për ta afruar në skuadrën e tyre shqiptarin.