Mediumi italian e ngrit në qiell Nedim Bajramin: Po qëndis futbollin, në çdo prekje ka një ide

Nedim Bajrami ka shkëlqyer në ndeshjen e djeshme ndaj Milanit. Mesfushori shqiptar arriti që të shënonte një super gol, fitoi penalltinë e kthyer në gol dhe goditi traversën.

Në të gjitha mediat prestigjoze italiane, Bajrami kishte vlerësimin më të lartë.

“Gazzetta dello Sport” shkon përtej momenteve kulminante: “Bën ndeshje inteligjente radhazi”.

Ndërkohë për “Coriere dello Sport”, është disi më ndryshe: “Nxori një kartë të fortë që do ta mbahet mend gjatë, ishte i pafat në traversën”.

“Tuttomercatoweb” tregon rritjen e dukshme të Bajramit, ndërsa hedh hipotezën: “Do të jetë në qendër të merkatos”.

“Corriere della Sera” vjen me përkufizimin më të bukur: “Po qëndis futbollin, në çdo prekje ka një ide. Talent i vërtetë”.

Rrëfimi emocionues i futbollistit të Chelseat: I thash klubit se dua të luaj pa para, por Tuchel e refuzoi kërkesën time

Llapi vazhdon të përforcohet, prezanton futbollistin e ri