Kombëtarja e Kosovës në futboll sonte luan ndaj kombëtares së Zvicrës me fillim nga ora 18:00 në Letzigrund të Zurichut.
Kosova dhe Zvicra takohen në ballafaqimin miqësor sonte me fillim nga ora 18:00, shkruan GazetaBlic Sport.
Interesimi për këtë sfidë është mjaft i madh si nga ana e kosovarëve, ashtu edhe nga vendi mikpritës, që në këtë rast është Zvicra.
Mediumi i madh sportiv, “Blick” ka shkruar në lidhje me ndeshjen e sotme dhe rëndësi poashtu i ka dhënë kryetarit të FFK’së, Agim Ademit dhe problemeve që ai kishte javët e fundit në Kosovë.
“Vorbull para provës kundër Zvicrës”, e ka titulluar Blick” shkrimin për Ademin.
Mediumi zviceran ka pasqyruar dhe raportuar atë që ka ndodhur pak ditë më parë – kur Ademi u shoqërua në Polici, pas konfliktit me Artan Govorin, punëtorin e FFK’së.
Më pas, mediumi citon deklaratën e kryetarit të FFK’së para ndeshjes me Zvicrën.
“Lufta për pushtet në çdo cep dhe goditje. Ne i detyrohemi shumë Zvicrës, jo vetëm në aspektin sportiv. Kështu që ne jemi shumë të kënaqur që loja testuese funksionoi”, citon media zvicerane Ademin.