Medin Bajrami largohet nga Malisheva, pritet të rikthehet në Superligën e Maqedonisë së Veriut

Medin Bajrami pak para disa ditëve i pakënaqur me kushtet e ofruara vendosi të largohet nga skuadra e Malishevës, ndërsa informacionet e “infOSport.mk”, bëjnë me dije se i njëjti mund të rikthehet të luaj sërish në elitën e futbollit të Maqedonisë.

Qendërmbrojtësi 24-vjeçar së fundmi ishte pjesë e Renovës, ndërsa verën e vitit të kaluar vendosi për herë të parë gjatë karrierës së tij të luaj në futbollin kosovar, duke pranuar ofertën e Malishevës.

Edhe pse ishte një ndër futbollistët më standard te kjo skuadër, duke regjistruar 13 paraqitje dhe 2 gola, Bajrami, shkëputi kontratën me ekipin e Malishevës, duke kërkuar sërish sfida të reja.

Të parët që e kishin kontaktuar Bajramin, ishin drejtuesit e Sileksit, me të cilët vazhdojnë tratativat, ndërkohë siç mëson “infOSport.mk”, tashmë në pah ka dalë edhe një skuadër tjetër nga Maqedonia, që kërkon të bëjë për vete mbrojtësin 24-vjeçar. Interes për shërbimet e tij, gjithashtu ka shfaqur edhe një skuadër nga Kosova si dhe Bullgaria.

Kujtojmë në Maqedoni, përveç me Renovën, Bajrami ka luajtur edhe me Bellasicën, derisa pjesën më të madhe të karrierës së tij e kishte kaluar në Slloveni, aty ku edhe kishte bërë hapat e parë me futbollin.

Katër gjyqtarë të rinj nga Kosova bëhen me stemë të FIFA-s, shtëpia më e madhe e futbollit botëror publikon emrat e tyre

Shkëndija rikthehen në radhët e veta Kamer Qakën, mesfushori nënshkruan kontratë dy vjeçare