Mediat ukrainase shkruajnë për Përfaqësuesen e Kosovës

Ukrainasit janë të vetëdijshëm se Kosova mund të bëhet pjesë e UEFA-s në Kongresin e 3 majit, që do të mbahet në Budapest.

Mediet ukrainase dhe ato ruse shkruajnë se Kosova mund të përfundojë në Grupin I, ku gjendet edhe Ukraina, e ku janë vetëm pesë skuadra.

“Kosova mund të bëhet pjesë e UEFA-s dhe kundërshtare e Ukrainës”, shkruan portali rus “footballtop.ru”, përcjell Zëri.

“Federata e Futbollit të Kosovës shpreson të bëhet pjesë e UEFA-s këtë vit. Kjo do të vendoset në Kongresin e UEFA-s. Aty do të marrin pjesë 54 delegatë, nga një prej secilit anëtar të UEFA-s. Me këtë rast Kosova mund të bëjë pjesë në kualifikimet për Botërorin e Rusisë dhe të bie në të njëjtin grup me Ukrainën”, raporton “comments.ua”.