Mediat turke shkruajnë për të ardhmen e Bekajt, opsion Turqia e Gjermania

Njëri prej portierëve më të mirë që ka prodhuar futbolli kosovar prej vitesh, Visar Bekaj, mund të lë Superligën tonë në afatin kalimtar të verës.

Gardiani prishtinas mund të vazhdojë karrierën në Gjermani apo Turqi, përcjellë Gazeta Olle.

Për të ardhmen e tij kanë shkruar sot mediat turke, si “Fanatik” apo “Haberler”.

“Bekaj, 23-vjecari që luan me Prishtinën në Kosovë, mund të jetë ardhja e re në kampionatin turk”.

“Ai më parë ishte në shënjestër të Beshiktashit, por ka mundësi të shkojë edhe në Gjermani te Hoffenheim apo Hamburg”, shkruhet mes tjerash në gazetat turke sot.

Bekaj ishte pranë kalimit në futbollin gjerman edhe në afatin kalimtar të verës së kaluar, mirëpo operacioni dështoi të realizohet në fund.

Edhe pse shumë i ri, Bekaj ka qenë mes futbollistëve kryesor të Prishtinës në vitet e fundit.

Mbetet të shihet nëse ai do të mund të bëjë hapin e karrierës në këtë afat kalimtar.

Nën fanellën e Prishtinës, Bekaj ka fituar Kupën e Kosovës, por jo edhe titullin kampion. /Gazeta Olle/

Visar Bekaj në portën e Prishtinës (Foto: Hilmi Veliu, Gazeta Olle)