Mediat serbe i quajnë skandal miqësoret e Kosovës

Tjetër skandal sipas medieve serbe. Miqësoret e Përfaqësueses së Kosovës me klubet e Bundesligës gjermane, Eintracht Frankfurt dhe Werder Bremen, përbëjnë skandal për to.

Portali ‘vesti-online.rs’, ka vënë për titull: “Skandal: Klubet gjermane promovojnë shtetin e Kosovës”

Sipas këtij sajti, është interesante fakti se për Eintrachtin luajnë dy lojtarë të Përfaqësueses së Serbisë, Alexander Ignjovski dhe ish-lojtari i Vojvodinës, Slobodan Medojeviq.

Kosova luan me këto skuadra më 24 e 27 mars në Gjermani. (Gazeta Olle)