Mediat serbe dhe boshnjake: Skandal, Kosova para Serbisë në renditjen e EHF

Federata e Hendbollit e Kosovës publikoi sot njoftimin në lidhje me pjesëmarrjen e katër skuadrave në garat ndërkombëtare për edicionin e ardhshëm.

Në renditjen e Federatatës Evropiane të Hendbollit, Kosova ndodhet e 29-ta me koeficient 6.0, aq sa ka edhe Serbia e 30-ta.

“Vendim skandaloz i EHF, Kosova para Serbisë, në listën të cilës i mungon Bosnja e Hercegovina”, shkruan portali boshnnjak “mondo.ba”, raporton Gazeta Olle.

Skandal e kanë quajtur edhe mediat e ndryshme serbe.

Ndërkohë, sekretari i përgjithshëm i FHK-së, Izet Gjinovci, ka thënë se sukseset e tyre kanë bërë që të pasojnë këto reagime.