Mediat serbe “çohen peshë” për tatuazhin e Mirlind Dakut

Shqipëria e mposhti Poloninë me rezultat 2-0, në xhiron e gjashtë të kualifikimeve për Kampionatin Evropian, por Mirlind Daku ishte ai që mori gjithë vëmendjen.

Ai pasi realizoi golin e parë për kombëtaren shqiptare hoqi fanellën dhe me atë rast i dukej edhe tatuazhi në shpinë, që është guri i thyer në kufirin Kosovë-Shqipëri dhe “Katana 138”, që i kushtohet komandantit Agim Ramadanit.

Mediat serbe janë marrë edhe më këtë rast duke e kërkuar dënimin e Dakut.

Përndryshe, Daku pas përfundimit të lojës theksoi se këtë gol ia dedikon të gjithë dëshmorëve të Kosovës që dhanë jetën për atdhe.

Ku ka më mirë se suksesin t’ia dedikosh nënës? Ardian Ismajli vrapon dhe përqafon nënën e tij pas fitores së Shqipërisë

Dardanët arrijnë në Bukuresht për përballjen me Rumaninë