Mediat në Spanjë: Alves e lë Barcelonën

 

Dani Alves do të nënshkruajë kontratë trevjeçare me Paris Saint-Germain ku do të përfitojë 27 milionë euro, nga 9 në stinor, raporton “Radio Marca”.

Dani Alves do të nënshkruajë me Paris Saint-Germain. Mbrojtësi i djathtë i Barcelonës do të largohet nga Camp Nou, si futbollist i lirë pas përfundimit të këtij sezoni.

Sipas “Radio Marca”, Alves do të nënshkruajë kontratë trevjeçare me gjigantin nga ‘Parc des Princes’, për total 27 milionë euro.

Ylli brazilian do të përfitojë nga 9 milionë euro në stinor, e fundit prej të cilave është e kushtëzuar me së paku 20 paraqitje.

Andaj, në edicionin e ardhshëm, trajneri i Barcelonës, Luis Enrique do të ketë në dispozicion Montoyan, Douglasin dhe Adrianon për pozitën e mbrojtësit të djathtë, deri në janar kur mund të realizojë përforcime të reja.