Mediat në Itali e ngritin në qiell: Ylber Ramadani, ‘Gattuso’ i Lecces që i flet gjashtë gjuhë të huaja

Mediet përtej Adriatikut vazhdojnë t’i bëjnë jehonë transferimit të Ylber Ramadanit te Lecce, ku e shohin si një lojtar që do të zgjidhë “hallet” e mesfushës. “Tuttomercattoweb” e vlerëson lojtarin e Kombëtares për karakterin e tij, duke e krahasua me Gennaro Gattuson.

Për Ylber Ramadanin nuk do të jetë e lehtë të shkëlqejë te Leçe. Mesfushori shqiptar do të ketë për detyrë të zëvendësojë Morten Hjulmand, gjithnjë e më afër Sportingut të Lisbonës, por ai nuk mund të jetë “klon” i danezit.

Karakteristikat e mesfushorit të kërkuar edhe nga Hellas Verona janë të ndryshme nga ato të Hjulmand, i cili teknikisht është më shumë se një kokë mbi ish-lojtarin e Partizanit në Superiore, por paguan diçka për sa i përket efektivitetit në goditje, agresivitetit, karizmës, forcës dhe rezistencës.

Kushdo që e ka parë Ramadanin të luajë guxon ta krahasojë atë me Gennaro Gattuso.

Jo vetëm futbolli, mentaliteti është sekreti i tij

Ramadani është një futbollist që ka udhëtuar shumë. I lindur në Starnberg të Gjermanisë, ka prindër nga Kosova dhe është me kombësi shqiptare.

Përveçse ka luajtur në Kosovë dhe Shqipëri, ai më pas ka pasur aventura në ekipe në Danimarkë, Hungari dhe Skoci.

Në fakt, Lecce e bleu nga Aberdeen për 1.2 milionë euro.

Ata që e kanë vlerësuar personalitetin e tij, jo vetëm si futbollist, duhet ta dinë që falë edhe universitetit ku është i regjistruar, flet saktë shqip, gjermanisht, anglisht, danisht, hungarisht dhe italisht.

Një aspekt që do të lehtësojë ambientimin e tij, që gjithsesi nuk do të ishte problem për ata që kanë aftësi përshtatjeje nga natyra.

Ka shënuar 130 gola në 176 ndeshje, Muslija: Dua të luajë për Kosovën

Okan Buruk vazhdon të flet për Rashicën: Është prioriteti numër një i yni, jemi në pritje të tij