Mediat malazeze befasohen me pikët e Dardan Berishës, në takimin Sigal Prishtina – Sutjeska (99:92), të luajtur mbrëmë në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.
Portali ‘cdm.me’ kishte vënë për titull: “Sutjeska humb nga Prishtina, Berisha 37 pikë”.
Sipas tyre, Berisha ishte kreatori i fitores së kampionëve të Kosovës.
Edhe mediat tjera kanë vlerësuar lart Berishën, ndërsa asnjëri medium nuk përmendi atmosferën e Plisave.
Vetëm ‘rtcg’ publikoi një foto të flamurit gjigant, pa e komentuar shumë. (Gazeta Olle)