Mediat kroate ‘zbulojnë’ ekipin e ri të Amir Rrahmanit

Mediat në Kroaci shkruajnë se mbrojtësi kosovar i Partizanit të Tiranës, Amir Rrahmani ka arritur marrëveshje me skuadrën nga Kroacia, RNK Split.

Rrahmanit i përfundon kontrata me Partizanin në qershor të këtij viti. RNK bënë gara në elitën e futbollit kroat derisa pjesë e këtij ekipi është edhe sulmuesi i Kombëtares, Sokol Cikalleshi.

Ai është pjesë edhe e Kombëtares së Shqipërisë derisa vlerësohet si një ndër lojtarët më cilësor të dal nga futbolli i pasluftës në Kosovë.