Mediat italiane shkruajnë për miqësoret e Kosovës (FOTO)

Miqësoret e Kosovës përbëjnë lajm edhe në mediat italiane. Uebfaqet e njohura si Ansa.it dhe ‘tuttomercatoëeb.com’ shkruajnë se Përfaqësuesja më e re në Evropë do të luajë dy miqësore në fund të marsit.

“Kosova, dy miqësore në fund të marsit”, ishte titulli i sajteve në fjalë, ku tregojnë më pas edhe kundërshtarët dhe datat e miqësoreve.

Kosova më 24 mars sfidon Eintracht Frankfurtin, kurse tri ditë më vonë, Werder Bremenin. Të dyja takimet luhen në Gjermani.

“Pas lejes së marrë nga FIFA për ndeshje miqësore, ekipi kombëtar i Kosovës ka luajtur katër ndeshje miqësore, edhe pse Serbia zotohet se kurrë nuk do ta njoh Pavarësinë e Kosovës, duke vazhduar të kontestojë vendimin e FIFA-s”, shkruan Ansa.it.