Mediat italiane: Rusët kërkojnë Lorik Canën

Lorik Cana kërkohet gjithandej. Kapiteni i Kombëtares shqiptare, së fundi ka marrë ofertë edhe nga klube të Rusisë. Kështu shkruan të hënën ‘newscalciomercato.eu’.

Sipas këtij sajti, Cana ka oferta nga tri shtete.

“Shumë klube e duan shqiptarin, kryesisht të jashtme: Nga Bundesliga kanë ardhur më konkrete, gjithashtu ka edhe nga Turqia, ku ai ka luajtur për Galatasarayn, dhe së fundi ka arritur diçka edhe nga Rusia”, shkruan newscalciomercato.eu, përcjell GazetaOlle.com.

Rusët ndryshe njihen si vëllezër të serbëve.

Cana ka kontratë me Lazion deri në vitin 2016. (Gazeta Olle)