Mediat italiane: Lila pa rrogë te Parma, sfdion italianët

La Gazzetta dello Sport i ka kushtuar sot një artikull Andi Lilës, mbrojtësit shqiptar i cili arriti në fund të dhjetor të transferohëj nga PAS Giannina për tek Parma. La Gazzetta dello Sport shkruan se Andi Lila po realizon ëndrrën e tij për të luajtur në Itali dhe po luan pa marrë as edhe një rrogë.

Në shkirmin e “Gazzetta dello Sport” përmendet fakti se golat e shqiptarit janë realizuar në fushë kundërshtare. Andi Lila ka një mesatare tepër të lartë, 2 gola në 4 takime në Serie A.

“Gazzeta dello Sport” shkruan se në vendin e tij Lila njihet me nofkën “luftëtari” dhe me këtë nofkë do njihet dhe në Itali. 29-vjeçari mbërriti në Itali në një periudhë të vështirë për klubin emilian, por menjëherë u dallua për vendosmërinë e tij në fushë. Në artikullin kushtuar Andi Lilës përmendet fakti se ai ka ende pa marrë para nga Janina, ndërsa te Parma ende nuk është paguar. Një shenjë e qartë që nuk është i interesuar më shumë për paratë se sa për futbollin.

Në shkrim e“Gazzeta dello Sport” thuhet fakti se Andi sapo është bërë baba. Djalin e ka quajtur Ayan. Mbrojëstësi Kuqezinjve, por që te Parma aktivizohet si mesfushor po përpiqet të mësojë italishten dhe të përfitojë sa më shumë nga kultura vendase.