Mediat: Igli Tare, një strateg

Mediat italiane dhe sidomos ato pranë skuadrës së Lazios kanë thurur elozhe pafund për drejtorin sportiv Igli Tare. Një prej arsyeve të lavdërimit të Tares është edhe Felipe Anderson, për të cilin Tare u përpoq për më shumë se 6 muaj derisa e solli në Romë.

Viti i tij i parë kaloi në hije por prej disa muajsh ai ka shpërthyer duke treguar cilësitë e tij të jashtëzakonshme.

Tare gjatë kohës së tij si drejtor sportiv ka sjellë lojtarë që janë shndërruar shumë shpejt në emra të mëdhenj të futbollit italian.

Hernanes, Candreva, De Vrij, Bigli, Klose, Djordjeviç dhe shumë emra të tjerë janë sjellë nga shqiptari.

“Strateg”, kështu e kanë cilësuar mediat italiane ish-futbollistin e Kombëtares Igli Tare.